Watch Free Movies and TV Shows Online | Streaming Movies and TV | Filma24

I Love Tropoja – Filmi i Plote

Filmi i plote do te shfaqet ne kinema te Pallati Kongreseve ne daten 29 Janar 2020

Fabula e filmit trajton problematikat dhe situatat dramatike që ndodhin në një qytet në veri të Shqipërise, Tropojë. Përshkrimi me nota tepër komike, të cilat nga njëra anë do të argëtojnë publikun dhe nga ana tjetër do të vënë në dukje fenomene të ndryshëm përmes një mesazhi edukativ.

Një djalë me ambicie të mëdha për jetën, shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriotn në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë (në qytetin e Marko Hoxhës në filmin “Taken”), ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij.

Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që I kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurine e jetës së tij.

Në fund të fundit, zakonet janë zakone dhe mentaliteti provincial hera herës bëhet pengesë për ciftin. A do të triumfojë dashuria në fund?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *